Me ironi e komenton gazetari Anri Bala protestën e thirrur nga Sali Berisha më 8 shkurt.
Bala thotë se PD harroi mosbindjen civile, ndërsa me ironi tha se maksimumi që mund të shohim nga protesta është që Argita Berisha nuk mund të dalë më me bluzën ‘Free Berisha’.
“Do vazhdojë ajo protesta që ka qenë me parë, bllokim i rrugës, do thyejnë ndonjë reklam, do vjedhin ndonjë kosh plehrash e do e çojnë tek oborri i shtëpisë. Tmerri që përjetuan qytetarët e Tiranës për bllokimin e rrugëve dha rezultat… këta prapë u ulën në tryezë me Ramën.
U harrua me mosbindja civile, kauzat, me opozitën e burgosur politike e secili e hëngri gjeli e detit dhe tani u kthyen për të marrë mandatin e radhës.
Maksimumi që mund të shohim nga kjo protestë, është Argita nuk mund të dalë me bluzën ‘Free Berisha’, por do dalë me… “hapni dyert në PD se do vij unë” pasi Berisha të humbë zgjedhjet, sepse ajo po stërvitet paraprakisht, duke qenë e sigurtë për humbjen në 2025”, tha Bala në Report Tv.