Gara e parë pas zgjedhjeve kombëtare mbaroi përsëri keq… shumë keq.
Partia Demokratike pasi u lodh dhe u stërmundua tu mbushte mendjen shqiptarëve se duhet t’i ktheni sytë nga ajo dhe jo shpinën, si parti shpresëdhënëse që po rimëkëmbej, u turpërua shumë më keq me strategjinë e humbjes që zgjodhi.
Kjo na kujtoi humorin popullor me një nënë rome që po përcillte djalin në luftë, e cila e porositi: Bir të kam dritën e syve, ndaj dua të kthehesh shëndosh e mirë dhe që të mos kapi plumbi, kurrë mos i dil përball armikut, gjithmonë fshihu pas gaxhoit (të bardhit)… dhe djali u kthye shëndosh e mirë.
Mirëpo vertet PD e përdori strategjinë e nënës rome në këto zgjedhje dhe doli pa “lag”, sepse plumbin e humbjes e morën gaxhojtë, të pavarurit e varur, por seç i vjen një erë e keqe kësaj loje… si era m*t.
Siç duket PD nuk u plagos por u dh*e!/Ekskluzive.al






