Renditja në vendin e 7 të listës për deputetë të kryetarit të PD të Korçës Andrea Mano dhe ndarja e zonave elektorale, ka sjelle debate të ashpra në mbledhjen me kandidatët e Qarkut dhe strukturat, e thirrur nga drejtuesi politik i Qarkut Edmond Spaho.
Skema për të lënë në Korçë Ervin Salianjin, i cili ne zgjedhjet e kaluara ishte deputet i Maliqit, duke përjashtuar kështu Andrea Manon, ka sjelle debate te ashpra mes ketyre te dyve.
Salianji ka kërkuar të mbulojë Korçën së bashku me Sorina Kotin, por Mano ka kundërshtuar me argumentin që përgjegjesia politike për rezultatin ishte e tij, që për 8 vite kishte drejtuar degën lokale të PD, pavarsesisht se renditej i 7 me listen e kandidateve.
Tone të larta zëri dhe goditje të tavolines me grusht nga ana e Salianjit zgjaten për disa minuta,ndersa Spaho u mundua të qetësojë gjakrat duke ju dhënë alternativa të tjera të ndarjes së zonave.
Basha i gënju strukturat kur tha që nuk do të përsritej më gabimi i 2017 kur Mano u rendit i 5 dhe nuk mundi te merrte mandatin e deputetit, thanë burime brenda takimit.
Të njëjtat burime pohuan se drejtuesit e grupseksioneve vunë me shpatulla pas murit Spahon duke i kërkuar të renditej i 8 ashtu si bëri Peleshi,që zgjodhi të ishte i 6 me listën e PS.