Zgjedhjet vendore të vitit 2019 kanë ndezur debatet brenda Partisë Demokratike. Dihet që luftën dhe vëmendjen më të madhe e ka Tirana, për të cilën PD është duke kërkuar një figurë të denjë për të rivalizuar Partinë Socialiste në zgjedhjet administrative të vitit tjetër.
Por hedhja në skenë e kandidaturës së deputetes Jorida Tabakut dhe Gerti Bogdanit që do të rivalizojë Partinë Socialiste për Bashkinë e Tiranës ka trazuar ujërat brenda kampit blu. Secili grupim ka kundërshtitë dhe mbështjetjen për secilën palën.
Megjithatë, referuar udhëzimit të Bashës kandidatuara që do të jetë më e votuar, do të jetë zyrtarisht emri përfaqësues i siglës së PD-së në garë, por se si do të rrjedhin ngjarjet në vijim mbetet për t’u parë.