Partia Demokratike ka deklaruar pasditen e sotme se nënkryetarit të bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj, i është vendosur t.ritol në banesë. Përmes një shtypi të dalë nga zyra e shtypit të selisë blu, PD thotë se ky është një sulm politik ndaj përfaqësuesve të opozitës. PD bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.
“Partia Demokratike dënon me ashpërsi rritjen e d.hunës kundër kundërshtarëve politikë dhe përfaqësuesve të opozitës. Mbrëmë në mesnatë është vendosur t.ritol në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj. Fatmirësisht, ai dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë. Policia e Shtetit po e fsheh këtë ngjarje të rëndë dhe deri tani nuk ka asnjë të dhënë për agresorët.
Bashkia e Kamzës prej kohësh është vënë nën sulmin verbal të kryeministrit Rama dhe disa strukturave të tjera të pushtetit. Por vendosja e t.ritolit në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, përbën një përshkallëzim të a.gresionit ndaj kundërshtarëve politikë të regjimit të Edi Ramës. Fshehja e ngjarjes nga policia nuk i kontribuon as zbardhjes së saj e as kthimit të qetësisë në Kamzës. Ajo vetëm sa shton mosbesimin e qytetarëve ndaj forcave të policisë.
Nëse do të vijohet edhe më tej duke fshehur ngjarjen, jo vetëm familja e Vendim Demajt, por të gjithë qytetarët e Kamzës do të identifikojnë tek Policia e Shtetit bashkëpërgjegjësin kryesor, që në aleancë me k.rimin e organizuar, po rrezikon përditë sigurinë e tyre.
Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbajë përgjegjës Edi Ramën për çdo akt d.hune dhe agresioni ndaj përfaqësuesve të saj politikë. Çdokënd tjetër me përgjegjësi ligjore që me veprimin apo mosveprimin e tyre mundëson akte të tilla dhe pengon ndëshkimin e autorëve, e paralajmërojmë se ne as nuk falim e as nuk harrojmë. Ora e drejtësisë do t’u trokasë shumë shpejt!”, nënvizon PD.