Ashtu siç e paralajmëruan edhe ditën e djeshme (23 dhjetor) Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës kundër Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Drejtorit të Drejtorisë Vendore Tiranë, dhe zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit.
Sipas Grupit Parlamentar te PD, këta zyrtarë Penguan tubimin, ushtruan dhunë dhe konsumuan 6 vepra penale.
Ata u kallezuan per veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim.
Në kallëzim janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe se pengimi nga Policia e Shtetit ishte i kundërligjshëm dhe kriminal.
Sipas PD, shuna e ushtruar ndaj deputetëve, zyrtarëve politik të opozitës dhe qytetarëve, ka qenë e motivuar politikisht dhe një akt i rëndë kriminal i kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e policisë së Shtetit.
Ntyrisht që këto letra nuk vlejnë jo për. drej†uesinë por as për letra WC.
Policia e shtetit ka arrestuar shtatë protestues dhe proceduar 40 të tjerë në gjendje të lirë, ky është bilanci i protestës së organizuar mbrëmjen e djeshme.
Shumica e 40 personave të proceduar janë deputetë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.
Policia ka njoftuar se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë u kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve.
Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.
Lista:
Flamur Noka
Çlirim Gjata
Xhelal Mziu
Albana Vokshi
Oerd Bylykbashi
Flamur Hoxha
Petrit Doda
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti,
Lefter Maliqi
Tedi Blushi
Gazment Bardhi
Luçiano Boçi
Lefter Gështenja
Saimir Korreshi
Erisa Xhixho
Ina Zhupa
Ludovik Hasani