Pamje të reja nga përplasja e deputetëve të Partisë Demokratike dhe policisë në ambientet e Gjykatës së Tiranës janë publikuar nga faqja në facebook e PD
Në pamjet filmike duket deputeti i PD, Flamur Noka i cili pasi godet i vë dorën në fyt një efektivi policie që përpiqet të ndalojë hyrjen e tyre.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar të futen në sallën e gjyqit ku do jepet masa për të ndaluarit, duke thyer edhe derën.
Pamjet e publikuara nga vetë PD zbulojnë në mënyrë flagrante sesi deputët përmes një sjelljeje arrogante dhe provokative ka ngritur dorë mbi efektivët e policisë, të cilët (policët) kanë treguar profesionalitet dhe durim të jashtëzakonshëm përballë këtij akti të shëmtuar që kryejnë figurat e PD, të cilèt nuk mjaftohen me grushtat dhe shkelmat që “plasin” java-javës në selinë e tyre, por i shfaqin këto sjellje edhe Live para qytetarëve.