Analisti Frrok Çupi në një rrëfim për ‘Top Story’ ka sjellë në kujtesë përplasjet e tij me PD-në dhe sesi partia që ai bënte pjesë po degradonte.
“Pas 94 kur PD humbi përfundimisht një palë zgjedhje dhe referendumin për kushtetutën, ra në dhunë. Kishte vrasje, tortura, padrejtësi, neveri në popull. Periudha më e zezë.”, shprehet Çupi.
“Nuk kishte parti, opozita ishte shuar. E frikësuar, e pabesueshme. Nuk e kemi ditur se çfarë po bëjmë, kemi sfiduar vdekjen, mendo të jesh në gazetë e të sfidosh vdekjen, është e rëndë.”, u shpreh Frrok Çupi teksa kujton vitet e tij si gazetar.