Ashtu sikurse ishte parashikuar opozita ka nisur marshimin në Shkodër. Qytetarët u grumbulluan para godinës së bashkisë së qytetit të Shkodrës. Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë në Shkodër, pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 persona mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se “Shkodra nuk mund t’i nënshtrohet krimit”.
Kjo është protesta e tretë e opozitës, si pjesë e aksionit opozitar të “mosbindjes civile”, që vjen pas atentatit të fundit me 3 viktima në Shkodër.
Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshimin e të sotëm në solidaritet me Shkodrën.