Deputetja Rudina Hajdari, pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore të arritur sot mes PD-LSI dhe mazhorancës ia ka kërkuar “llogari”, Oerd Bylykbashi, për zvarritjen e këtij procesi.
Të ftuar të dy në emisionin Opinion, Hajdari i ka thënë Bylykbashi se ata e kanë shtyrë reformën për gati një vit, ndërsa ka theksuar se dhe tani që janë ul në tryezë nuk kanë një zgjidhje konkrete.
“Pse nuk e bëtë këtë reformë 1 vit më parë. S’ka pasur vullnet. Nuk ishte nevoja të bëhej e gjitha kjo. Ne humbëm kohë. Shqiptarët humbën kohë, demokratët humbën kohë. Është e vërtetë që ka shitblerje vote sot më shumë se ndonjëherë por PD s’ka asnjë platformë.
Ne sot edhe pse jemi ulur në tryezë, nuk kemi një zgjidhje konkrete, s’kemi një fjalë nga opozita. Si do ta zgjidhim këtë problem, s’kemi asnjë pikë”, ka thënë deputetja Rudina Hajdari.