Parlamentit Europian miraton Deklaratën Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri. Lajmi është njoftuar nga deputeti socialist Taulant Balla i pranishëm sot në mbledhjen e PE-së.
Përmes një postimi në facebook, Balla shpreh keqardhje për sjelljen e opozitës në mbledhjen e Parlamentit Europian, sjellje të cilën socialisti Balla e konsideron si teatrin e radhës së opozitës
Postimi i Plote i Taulant Balles:
Faleminderit Parlamentit Europian🇪🇺 grupeve më të mëdha politike nga e djathta në të majtë, për miratimin me unanimitet të Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, e cila fillon me këtë fjali:
Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019. Jam krenar që Shqipëria ka këtë mbështetje kaq të madhe në PE.
Shënim: Jam i keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu, ku duhet të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë që Duam.