Pëllumb Seferi, kandidati për deputet, rrëfen lidhjen e tij të thellë me Tiranën.
“Unë në Tiranë kam gjithçka. Tirana është gjithçka për mua. Në Tiranë kam dhimbjet dhe gëzimet. Kam vuajtjet, momentet e bukura. Kam njerëzit me të cilët kam jetuar dhe bashkëpunuar, në dy kohë – në kohën e komunizmit dhe në kohën e demokracisë.
Në Tiranë kam shumë gjëra të shtrenjta emocionalisht. Kujtime të njerëzve dhe të familjeve, me të cilët kemi qenë pranë, kemi qenë komshi, kemi ndarë edhe bukën, edhe gjënë më të fundit. Tirana është pjesë e shpirtit tim.”