Vendimet e arbitrit argjentinas në finalen Francë-Kroaci nuk qenë vendimet e duhura për legjendat e futbollit anglez, Roi Kin dhe Alan Shirer. Nestor Pitana është kontestuar jo pak për penalltinë e akorduar kundër Kroacisë pjesën e parë të sfidës pas një prekje me dorë nga Perisiç.
Roi Kin, një legjendë e futbollit anglez, thekson: “Futbolli është loja më e bukur në planet, por vendime të tilla, si ajo për penalltinë, padyshim që ma shpifin. Kroatët nuk e meritonin atë vendim të çuditshëm, dhe të turpshëm. Arbitri me siguri nuk ka luajtur kurrë futboll në jetën e tij, jua garantoj. Kemi të bëjmë me një idiot”.
Ndërkohë, opinionisti i BBC, Alan Shirer, shtoi: “Ajo prekje me dorë nuk ka mundësi të jetë e vullnetshme. Arbitri ka bërë një gabim të madh në finalen e Kupës së Botës“.
Diçka të tillë e kanë konfirmuar edhe legjenda si Rio Ferdinand apo Jurgen Klinsman.