Shqipëria përveç të ashtëquajturës drejtësia e re, e virgjër por… shtatëzane, i ka ngelur në derë tani dhe “kopilat” i kësaj virgjëreshe, që janë aq të shumëditur dhe të jashtëzakonshëm sa marrin përsipër të vlerësoj të gjitha tenderat e investimeve bëra në 12 vite nga qeverisja e majtë, për të cilat janë dashur qindra njerëz të specializuar të fushave të ndryshme për t’i përgatitur, llogaritur dhe përfunduar si duhen dhe kur duhen.
“Gjëma” vetting bëri dhe çudirat…na zgjodhi ca “mjeshtra” të intrigës, si elita e drejtësisë së re të cilët e kuptuan, se detyra e tyre tani ishte shuarja e urisë së turmave hakmarrëse ndaj politikës, kryesisht të majtë të cilët e kishin larguar vite dritë nga karrigia e pushtetit Sali Berishën.
Madje këto sharlatan me mjeshtëri dhe pa i’u dridhur qerpiku dhe skuqur fytyra nga turpi u vetëdiplomuan… avokati të tendërhumbësave.
Të paguash këta punonjës drejtësie me shuma marramendëse parash dhe me asete që nuk i ka as kryetari i shtetit, sepse këta do dënojnë zyrtarët, që nuk ia kanë dhënë tenderin Kallashi por Pallashit është çmenduri e një shtetit të tërë.
Për të egërsuar turma ata tregojnë shifra e kostos së një tendër apo një koncension dhe idotët e rrjeteve sociale i shikojnë si para të vjedhuar, kur këta investime kanë përfunduar dhe janë duke u shfrytëzuar, e kur stafi i firmosjes së tenderit nuk ka asnjë lidhje me këto para, por ka zgjedhur një nga konkuruesit më të mirë, që plotëson të gjitha parametrat dhe edhe nëse ky fitues koston e ka me vlerë më të madhe se humbësi.
Çdo investim ka fond limit të kufizuar dhe ky fond kurrë nuk mund të përdoret si lodër kungulleshash nga njerës me aftësi të kufizuar në këtë fushë, si specialist e gjithollog të BKH dhe SPAK, duke pretenduar pothuajse gati gjithë investimet në këta 12 vite janë bërë në kushte të veprës penale.
Vepër penale në një tenderimi do të ishte kur një kompani që nuk i plotëson të gjitha kriteret dhe gjenë si mjet manipulues për tu favorizuar… koston e ulët, gjë që nuk aplikohet në ligjet dhe rregulloren e tenderimit, sepse është fakt i pamohueshëm që cilësia do të ishte larg standarteve të kërkuara.
Shkelja e rregullores dhe favorizimi për koston, natyrisht nuk e bënë fitues asnjë konkurent, nëse nuk ka përkrahje pas krahëve, për ta kthyer situatën në favor “të mikut”. Mirëpo edhe nëse ndodh, për këtë shkelje duhet të bindësh një komision të tërë dhe natyrisht shkalla e vështirësisë është shumë e lartë.
Nëse realizohet… kjo është shkelja e barazisë në tendera dhe është një dëm vetëm jo vetëm për tendërhumbësin por edhe për taksapaguesit edhe nëse realizohet brënda fondit limit.
Ndërsa ndërhyrja tek koncensionet është gjëja më qesharak nga ana e SPAK. Koncensioni pothuajese në të gjitha rastet nuk ka tenderim, sepse bëhet me parat e koncensionarit dhe jo me të buxhetit të shtetit.
Shteti është garantor siç mund të garantojmë një mik kredimarrësin në bankë dhe në çdo rast ka specialist të ekonomisë që bëjnë përllogaritje nëse duhet mbështetur apo jo ky investim.
Por “spakistat” kanë gjetur punë për vete dhe ushqim për antiqeveritarët që duan pushtet për hallin e tyre, gjë që nuk mund të ndodhi kurrë me ndihmën e të keqpërdorurëve të kësaj strukture, që çdo ditë e më shumë po degradojnë pa e kuptuar, se edhe për pak kohë po u mbaron mandati dhe çast kur do jenë “askushi” po vjen… do japin llogari një nga një, për të gjithë ata dëme që i kanë bërë shtetit dhe dhjetëra familjeve shqiptare me rrëshqitjen e tyre në “delir madhështie” nga pushteti absolut i dhënë poshtërsisht nga analfabetët ligjbërës. /Ekskluziive.al






