Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmbylli procesin e Vettingut për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese me shkarkimin e Gani Dizdarit, i cili ishte i fundit në radhë. Edhe pse fati i Kushtetueses ishte mësuar prej kohësh, simbolika e “të djegurit të fundit” ishte akti i fundit i një procesi që tregoi se kush kanë qenë në majat e sistemit gjyqësor për vite me radhë në Shqipëri.
Sipas KPK, Dizdari nuk justifikonte pasurinë e po ashtu kishte kontakte me persona të papërshtatshëm, me precedent penal.
Ai u shkarkua nga KPK pasi nuk justifikonte me burime të ligjshme një pasuri prej 500 mijë dollarësh. Me largimin e tij, Kushtetuesja mbeti me pesë anëtarë, dhe në pamundësi për të shqyrtuar çështjet pasi nuk plotësonte dot kuorumin.
Gjyqtarët e shkarkuar:
-Fatos Lulo
-Altina Xhoxhaj
-Fatmir Hoxha
-Gani Dizdari
Gjyqtarët konfirmuar:
-Bashkim Dedja
-Vitore Tusha
U dorëhoq para Vettingut:
-Besnik Imeraj
Të larguar në fund të mandatit:
-Vladimir Kristo
-Sokol Berberi