Armando Duka ka vendosur një rekord të ri, që do ia kishin zili dhe në vendet diktatoriale.
Ai është zgjedhur për herë të 7 në krye të FSHF-së.
Përballë nuk kishte asnjë kandidat.
Dhe në gjithë mediat, një ngjarje anormale, kaloi si një lajm normal.
Sepse Duka, ashtu si mjeshtrat e politikës, di t’ua zërë gojën të gjithëve.
Ja p.sh, këtë radhë vendosi në Komitet Ekzekutiv edhe Blendi Fevziun, pasi zgjedhjet e kaluara vendosi Anila Bashën.
Se çfarë lidhje ka Fevziu apo Basha me futbollin, veç Duka mund ta shpjegojë.
Por në një vend që tashmë asgjë nuk të bën përshtypje, edhe kjo kalon si normalitet.
Kujtojmë që Duka ka që në 2002 që drejton FSHF-në dhe që prej atëhere, kampionati shqiptar vazhdon të jetë një ndër më skandalozët në Europë.
Pavarësisht se disa herë kanë tentuar ta heqin, nga Berisha në fillim, deri tek Veliaj në zgjedhjet e kaluara, Armand Duma vazhdon e fuqizohet, duke fituar mandat pas mandati.
Deri në ditën që do e marrë Zoti, se ndryshe nuk ka kush ta heqë nga FSHF.




