Flamur Noka teksa ka inspektuar heqjen e dyerve te blinduara në PD ka komentuar para gazetarëve dhe vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili miratoi statutin e Berishës.
Noka nuk e mohoi takimin e gjyqtarit Agron Zhukri i cili një ditë më parë legjitimoi Komisonin e Rithemelimit duke kthyer Berishën në PD.
“Doja ta hidhnim pas këtë histori. Nëse është takuar me një kriminel është tjetër gjë. Drejtësia meriton të hetojë. Nëse është takuar me një qytetar të lirë të këtij vendi, s’po kuptoj ku është problemi.
Kërcënim dhe vepër penale është shantazhi që iu bë gjyqtarit 24 orë para vendimit. Është takuar edhe me njerëzit më të afërt të Bashës, po për ne nuk ka asnjë rëndësi.
Disponoj foto duke pirë kafe, po janë gjëra pa rëndësi. Nëse inskenon një skemë kriminale është tjetër gjë.”- tha Noka.