Arian Çani komenton akuzat e forta të Sali Berishës, lidhur me Engjëll Agaçin, duke deklaruar se nuk beson se ka njeri në strukturat e qeverisë që nga maja e piramidës e deri poshtë që është jashtë kontrollit të Edi Ramës.
Ai thotë se duke parë mënyrën që qeveris Rama, vihet re se qeveris në mënyrë vertikale, nga lartë poshtë, do të dijë gjithçka dhe do të fusë hundët gjithandej.
“Mendon se shija e tij është më superiore. Në gjithçka ai është tërësisht i informuar, ka një memorie tërësisht të fortë. Duhet të kesh disa cilësi të tilla dhe në atë moshë që është Rama tani, që nuk është djalë i ri që të mbijetosh kaq gjatë në krye të qeverisë.
Rama nuk rri dot dhe në projekte, pa skicuar dhe dhënë ngjyra. Si mund t’i dalë nga kontrolli don Agaçio, kur Rama është kaq i dashuruar pas vetes edhe në disa lokale ku drekon dhe darkon se ka peshk të mirë po i pëlqeu një gjë, i thotë ndërroi kangjellat se nuk i ke të mira. Madje i jep dhe mënyrën se si duhen bërë, edhe ngjyrën.
Rama është një përbindësh politik i niveleve të paimagjinueshme. Mendon kush se mund të ekzistojë kush që mund t’i dalë jashtë kontrollit Ramës.
Berisha që e njeh shumë mirë pushtetin, është i lexuar, me eksperiencë, nuk gabon logjikisht. Pastaj konkretisht se çfarë di Berisha për don Agaçion nuk di ta them.
Ka një problem tek komunikimi i Berishës, kur flet për Don Agaçion, nuk e tregon fytyrën e tij, këtu është gabimi, Berisha mendon se njerëzit e dinë se për kë po flet. Këtë shumë pak e dinë.
Berisha kur flet për këta personazhe, nuk do ishte keq ta ilustronte me foton e këtyre personazheve”, tha Çani.