Humbja e zgjedhjeve të 25 prillit duket se po përçan edhe opozitën. Pak çaste më parë ishte kreu i PAA, Agron Duka i përmes një postimi në rrjete sociale teksa uroi kryeministrin Rama për fitoren, bëri fajtor Bashën për humbjen e zgjedhjeve.
Nisur edhe nga thirrjet e ditëve të fundit, që Lulzim Basha duhet të dorëhiqet nga posti i kryetarit të PD-së, ka ardhur reagimi i fortë i nënkryetarit të PR-së, Blendi Sulaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ky Sulaj shprehet në mbështetje të Lulzim Bashës, “luftetarit më të madh të korrupsionit dhe krimit të organizuar” si vjedhes milionash në pushtet dhe opozitë dhe pjesë e qeverisë së drogës ku për të hyrë në shtetin e Lazaratit i duhej vizë.
Postimi i plotë që të shkrinë gazit:
Lulzim Basha si askush tjetër ka luftuar krimin e organizuar, korrupsioni ka propozuar programin më të mire përpara shqiptarëve dhe personalisht mendoj që është i vetmi lider apo individ i cili mund ta udhëheqi opozitën në luftën e fortë që e pret kundra këtij pushteti të egër i cili çdo ditë dhe më shumë do ta varfëroj Shqipërinë dhe shqiptarët.
Nuk është koha të gjejmë fajtorët është koha të bashkohemi dhe vetëm të bashkuar mund dhe do t’ja shkurtojmë jetën kësaj qeverie.