Policia arrestoi dy shtetas të huaj në 2 aksione të ndryshme, pasi tentuan të kalonin emigrantë drejt Europës, duke kaluar përmes Shqipërisë.
Në rastin e parë është arrestuar në Rinas një 36-vjeçare nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi nën siglën e një kompanie udhëtimesh, do të dërgonte ilegalisht drejt Europës, 13 shtetas nga Bangladeshi.
Në rastin tjetër policia e Durrësit arrestoi një suedez pasi do të kalonte drejt Italisë 2 shtetas nga Afganistani.