Spanja vuajti jo pak ndaj Shqipërisë. Kombëtarja iberike triumfoi 2-1 me kuqezinjtë në miqësore. Pas 90 minutëshit të luajtur në RCDE Stadium foli trajneri i spanjollëve, Luis Enrique.
Enrique nuk shprehet i habitur me përformancën pozitive të kuqezinjve, pasi si duket, e priste rezistencën. Tekniku vlerëson maksimalisht edhe sulmuesin tonë, Armando Broja.
“E prisja një ndeshje të vështirë. E patëm theksuar edhe më parë dhe u kam thënë edhe djemve çfarë na pret. Një skuadër që luan shumë mirë taktikisht dhe di të luajë mirë, kjo është Shqipëria.
Kemi parë disa ndeshje të Shqipërisë. Kanë një futbollist shumë të mirë si Armando Brojën. Vuajtëm jo pak për të shkuar te goli” – tha ai.