Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Makina ka marrë zjarr pranë “Zogut të Zi” teksa ishte duke udhëtuar në drejtim të Laprakës.
Shoferi e ka braktisur mjetin në anë të rrugës. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.