• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, February 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore 2026, Norvegjia në majën e botës me medalje të arta! Shqipëria u përfaqësua me katër skiatorë

February 23, 2026
in Sport

Me finalen spektakolare të hokejit mbi akull u mbyllën zyrtarisht garat e Lojërave Olimpike Dimërore ‘Milano Cortina 2026’, që nga 6 shkurti deri sot u zhvilluan në disa zona të Italisë veriore.

Finalja e shumëpritur në hokej mbi akull u fitua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por triumfi në këtë disiplinë nuk mjaftoi që amerikanët të shpalleshin kombëtarja më e suksesshme e Lojërave.

Me 18 medalje të arta, 12 të argjendta dhe 11 të bronzta, Norvegjia dominoi renditjen e përgjithshme, duke vendosur edhe rekord të ri olimpik për numrin e medaljeve të arta në një edicion të Lojërave Dimërore. Kjo është hera e katërt radhazi që norvegjezët kryesojnë tabelën e medaljeve.

Në vendin e dytë u renditën Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 12 medalje të arta, po aq të argjendta dhe nëntë të bronzta (33 gjithsej). Nga dhjetë medalje të arta siguruan Holanda dhe Italia, ndërsa nga tetë fituan Gjermania, Franca dhe Suedia. E teta në renditje ishte Zvicra me gjashtë medalje të arta.

Në disiplinat e skijimit alpin dominimi ishte i zviceranëve, të cilët fituan katër medalje të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta. Pas tyre u renditën Italia dhe SHBA me nga dy të arta, ndërsa nga një medalje të artë morën Austria dhe Brazili.

Në këtë edicion morën pjesë 2871 sportistë nga 92 shtete. Mes tyre ishin edhe Shqipëria dhe Kosova, por pa arritur rezultatet e synuara.

Denni Xhepa, Lara Colturi, Semire Dauti dhe Lisa Brunga përfaqësuan Shqipërinë në Olimpiadën Dimërore. Lara u rendit e 16-ta në Slalomin Gjigant dhe e 10-ta në disiplinën e Slalomit në skitë alpine. Denni Xhepa u rendit në pozitën e 34-t në Super-G dhe po në atë pozicion në Slalomin Gjigant. Semire Dauti dhe Lisa Brunga u mjaftuan me pjesëmarrjen.

Kosova u përfaqësua nga Kiana Kryeziu, që garoi në tri disiplina të skijimit alpin, dhe Drin Kokaj në një disiplinë, por të dy dolën nga gara të eliminuar.

Mbrëmjen e sotme u zhvillua edhe ceremonia e mbylljes së këtyre Lojërave në ‘Arena Verona’. Pas përfundimit të suksesshëm të këtij edicioni, Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të mbahen gjatë vitit 2030 në Alpet Franceze

Next Post

Gratë e ndiejnë dhimbjen më gjatë se sa burrat dhe shkenca ka më në fund një shpjegim

VIDEO/ Nga përgjegjës për vrasjen në Elbasan te duartrokitja me zemër: Si ka ndryshuar qëndrimi i Sali Berishës për Gazment Bardhin?

“Komunikimi me ministrin e Brendshëm u ndërpre”, ish-komandanti i FNSH, Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Demonstruesit ishin të dirigjuar

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved