Kroaci-Angli, sfida më e rëndësishme e ndeshjeve që janë luajtur mbrëmjen e sotme në Nations League, është mbyllur në barazim pa gola.
Mungesa e tifozëve, me Kroacinë që vazhdon të shlyejë dënimin për të zhvilluar ndeshjet me dyer të mbyllura pas incidenteve të shkaktuara nga tifozët kroatë në 2015-ën, në një takim të luajtur kundër Italisë, i kanë hequr spektaklin sfidës. Rastet nuk kanë munguar për të dy ekipet, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.
Një tjetër përballje e rëndësishme e mbrëmjes së sotme ka qenë ajo që është zhvilluar në Bruksel mes Belgjikës dhe Zvicrës, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A. Një takim ky që është mbyllur 2-1 për vendasit. Heroi i sfidës ka qenë Lukaku, i cili ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 58-të dhe i ka dhuruar fitoren Belgjikës në të 84-ën pasi Gavranovic ka barazuar përkohësisht në të 76-ën.
Ndërsa rezultatet e plota të ndeshjeve të tjera për Ligën e Kombeve janë si më poshtë: