Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik kryeministri Edi Rama ka folur për gazetaret duke shprehur gatishmërinë për ta vijuar diskutimin nesër.
“Jemi të gatshëm të vazhdojmë diskutimin që nesër”, u shpreh Rama që në nisje të deklaratës. Më tej Rama është shprehur se përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kërkuan kohë.