Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor, dy politikanë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vrarë me armë zjarrin njëri-tjetrin. Përkatësisht viktima kanë mbetur, Astrit Ademaj, i cili ishte kandidat për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar i Deçanit, po nga PDK-ja.
Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe kanë qëlluar më armë zjarri drejt njëri-tjetrit, ku për pasojë Ademaj dhe Kadrijaj kanë mbetur të vrarë. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj.
Sipas Zëdhënësit të Policisë, Driton Rugova, dy viktimat kanë mbërritur pa shenja jete në Spitalin e Pejës.
“Rreth orës 20:20 minuta policia është informuar se në afërsi të shkollës Ekonomike në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se nga këto të shtëna tre persona kanë pësuar lëndime trupore. T
ë njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe gjithnjë sipas ekipit mjekësor, kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave. Në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante të policisë së Kosovës gjithashtu edhe Prokuroria e shtetit”, tha Rugova.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të tyre.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reguar pas vrasjes së rëndë që ndodhi në Kosovë. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shkruan se kjo ngjarje ka tronditur qytetarët e Pejës.
“Tepër i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë. Në këtë rast tepër të rëndë, u vra edhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të vrarëve. Qytetarët e Pejës janë tepër të tronditur nga kjo ngjarje tragjike”, shkruan Muhaxheri.