Nga Av. Romeo Kara
Kur s’ke turp te gjitha i ben, shkel kushtetuten dhe nderkohe hiqesh per trim dhe i ndershem, dhe ben karshillik edhe pse kurrkush, biles as vetja e tij, nuk beson ne asnje fjale nga ato qe thote.
Aq sa pres hajer nga shejtani, aq kam pritur hajer nga Ilir Rexhep Meta, por shpirti te leviz vendit kur kryehorri i ketij vendi te sfidon edhe pasi i hoqi tullen e fundit stabilitetit te vendit, vend të cilin ai e ka rrjepur sistematikisht, e mban peng dhe e ben fli sa here ia kerkon interesi atij.
Ustai i gjithe të zezave, i pangopuri Like, ka humbur cdo lidhje me realitetin, të cilin e sheh me syte e Fahriut, dhe mban nje leksion perrallash në konference për shtyp, duke na lene te kuptojme se ai, ose ka konsiderate teper te larte per llogjiken e tij, ose mendon se, perballe tij ka vetem qenie pa vetedije dhe pa inteligjence.
Mender presidenti, u shpreh teper i bindur se ai nuk ka shkelur ne asnje menyre kushtetuten.
Une po ia kujtoj se Kushtetuta pa equivok parashikon se: Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.(neni 94)
Ky nen shume i shkurter por shume i rendesishem, parashikon qarte se, per asnje arsye, madhore apo jo, presidenti nuk mund te veproje jashte asaj cfare i njihet shprehimisht nga Kushtetuta dhe Ligji.
Presidenti yne i zgjuar, nuk permendi asnjehere, sot dhe me perpara, se ne cilen klauzole ligjore e mbeshteti dekretin e tij lidhur me anullimin e dates se zgjedhjeve.
Kjo për arsyen se nuk ka ne asnje vend te shkruar apo parashikuar ligjerisht, dicka te tille.
Ligji parashikon shprehimisht vetem se: Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
a) i drejton mesazhe Kuvendit;
b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;
c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;
ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
d) jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;
dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;
e) pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë;
ë) lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;
f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;
g) emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit;
gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;
h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.(neni 92)
Cfare beri në te vertete pelivani Meta?
Ai beri pikerisht te kunderten e asaj qe thote ligji, kaperceu kompetencat e tij kushtetuese, veproi arbitrarisht, i dha te drejte vetes te ktheje deshirat e tij joligjore në ligj nepermjet dekreteve, praktikisht u kthye nga nje zbatues i ligjit ne ligjvenes dhe sundues, duke u bere vete ligji dhe duke shkelur barazine perpara ligjit.
Presidenti hodhi poshte cdo grimce te nocionit: rule of law (sundim i ligjit)
Eshte renia poshte e ketij nocioni, ajo qe krijon kushtet e arbitraritetit, krimit, korrupsionit dhe sundimit te nje njeriu apo te nje grupi oligarkik.
Prapa frazave të trimerise se Likes, dallohet qarte pazari i kryer me te gjithe politiken, qe ai ka bere dhe besimi qe ai ka tek demi qe ai i ka sjelle ndertimit te ketij shteti.
Te jesh gjyhnaqar si Likja dhe te mos kesh frike, do te thote se, ti je i sigurte qe ligji dhe drejtesia nuk do te funksionojne kurre ndaj teje dhe se ti ke garanci te forta ndaj ndeshkimit te se drejtes.
Likja nuk eshte trim se eshte i drejte, por Likja eshte trim se ketu nuk ka drejtesi dhe se ky shtet eshte i kapur peng nga ai dhe te tjeret si ai.
Likja eshte trim se e di qe perballe ka nje njeri demagog frikacak dhe të ngelur peng në gjynahet e tij, qe mund të beje cdo gje, por kurre qe te perballet dhe beje shtet.
Likja eshte trim se e futi me sukses vendin ne rebusin Kushtetute-Gjykate Kushtetuese dhe cdo levizje kunder tij, do të jete e pambeshtetur ligjerisht nga vete fakti se mungon Gjykata Kushtetuese.
Megjithate per cdo lloj likelliqesh ka zgjidhje. Ne kete rast ka pune, ka profesioniste, por mungon burreria diku aty lart.