Gazeta “Bild” ashtu siç e kishte paralajmëruar ka publikuar këtë të hënë 16 përgjime të reja, këtë herë nga dosja “184” mbi zgjedhjet vendore të vitit 2016 në qarkun e Dibrës, të cilat prokurorët ose Partia Demokratike ia kanë dërguar gazetarit gjerman Peter Tied
Një prej bisedave të përgjuara përfshin edhe kryeministrin Edi Rama më një zyrtar lokal, Arben Keshi, që kishte kompetencën e Partisë Socialiste në komunën e Maqellares.
Në bisedë, Rama e pyet nëse u arritën objektivat, pra nëse PS ka fitur apo jo, por në asnjë moment nuk flitet as për blerje votash as për manipulime. Përfaqësusi i PS e qetëson Ramën duke e siguruar që nga informacionet nga komisinerët, kishte pritshmëri të mëdha.
Por nga biseda del dëshmia të cilën Bild e anashkalon pa e përmendur fare, mbi veprimet e një bande të Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka që përdinqte dhe kërcënonte përfaqësuesin socialistë.
Në bisedë Arben Keshi tregon për një pritë gjatë natës, ku 50 veta e kishin ndjekur, por ai i shpëtoi në minutat e fundit duke u futur tek shtabi pranë hotelit ku ai flinte, por i kanë dhunuar djalin.
Pra më shumë se blerje e votave nga ky përgjim del përpjekja për ta mrbojtur votën nga banda e Lulzim Bashës.
Një pjesë e bisedës është si më poshtë:
Arben Keshi: Hë shefi!
Edi Rama: Hë mo si duket?
Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi.
Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?
Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.
Edi Rama: Ashtu është?
Arben Keshi: Po them që po.
Më poshte kemi biseden mes Ramës dhe Arben Keshit, ku flitet gjerërisht për incident me banda e PD:
Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?
Arben Keshi: Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku fleja.
Edi Rama: Çfarë do të bënin ty ata?
Arben Keshi: Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka.
Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo!
Arben Keshi: Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën.
Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.
Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?
Arben Keshi: Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.
Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top e?
Arben Keshi: Po po në rregull.
Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao.
Arben Keshi: Ishalla, faleminderit.
Pas përgjimeve të publikuara nga “Bild”, ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama.
Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shkruan se fakti që u publikuan vetëm një ditë para se KE të japë vendimin për çeljen e negociatave me BE, është një tregues i pastër se nuk bëhen për të vënë drejtësinë, por për shantazh.
Teksa nxit prokurorinë që të hetojë intensivisht, sipas tij pas këtyre audio-përgjimeve, fshihen ato që ai i quan “shërbëtor të Saliut”.
Përgjimet e para të gazetarit gjerman u publikuan në datë 5 Qershor, pikërisht dita kur lideri i opozitës Lulzim Basha ishte në Gjermani për të lobuar kundër hapjes së negociatave.
Redaksia e Shqiptarja.com zbardhi në shqip përgjimet audio të publikuara në Bild, të cilat janë përkthyer në anglisht në median gjermane.