Mario Mitaj aktualisht konsiderohet si një ndër lojtarët më të mirë të Al Itihad. Për këtë, trajneri Serxho Konseisao i ka çuditur të gjithë me vendimin e fundit. Kjo pasi vendosi që të dërgojë në tribunë mbrojtësin shqiptar, për sfidën me pretendentët e Al Ahli.
Tifozët e Al Itihad dolën kundër zgjedhjes së Konseisaos. Madje ata mendojnë se në këtë mënyrë, trajneri i tyre ndihmoi Mahrezin tek ekipi kundërshtar. Sipas tyre, ky i fundit do e ketë më të lehtë në krahun e tij pasi Mitaj mungon.
Në Arabinë Saudite lejohen deri në tetë lojtarë të huaj për ndeshje. Dhe Konseisao nuk e mendoi Mitajn si të duhurin, për të qenë një prej tyre.
22-vjeçari sapo kishte filluar të preferohej sërish në kampionat, me rregullin që kufizon Konseisaon në zgjedhje. Ky vendim vjen pikërisht në momentin kur Mitaj duhet në formën e duhur, për ndeshjen e Kombëtares me Poloninë.






