Berisha pretendon se pas projektit të Portit të Durrësit qëndron një përzierje e frikshme, e disa prej njerëzve më të padëshiruar për botën perëndimore.
Sipas tij, “pas kësaj afere qëndrojnë vëllezërit serbë Kariç, të njohur si financues të Sllobodan Millosheviç dhe Aleksandër Vuçiç.
Por pas kësaj afere qëndron edhe diktatori i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Kompanitë që po investohen në këtë mega-aferë janë nën sanksione nga bota perëndimore”.
Por çfarë prove paraqit Berisha?
Një foto të Lukashenkos, që është takuar me Al Abbar. Kaq ka mjaftuar, që Berisha të thurrë gjithë këtë intrigë, ndërkohë që Al Abbar në fakt, takon me dhjetëra drejtues shtetesh e biznesmenë të fuqishëm.
Por Berishës i duhet vetëm foto e tij me Lukashenkon, për të treguar se Rama është kundër Perëndimit, ndryshe nga ai, që edhe pse është shpallur “non grata” nga Perëndimi, shfaqet si mbrojtës i Perëndimit në Shqipëri.
“Njoftim për ambasadën e SHBA-së!
Në foton nr. 1 është njoftimi zyrtar i takimit zyrtar mes presidentit të Emaar Group, Mohamed Al-Alabar me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko në mes të luftës Rusi-Ukrainë, ku dihet ça krahu mban Minsku…
Në foton nr. 2 është Edi Rama në përqafim vëllazëror me partnerin në biznes të Lukashekos, të cilit i votoi me vota “grata” një projekt 2.1 miliardë euro në parlament!
Pyetja për aleatin tonë strategjik SHBA është: A ka luftë në Ukraine dhe a keni problem që kryeministri i Shqipërisë të bëjë biznes me kompani që po ju vetë i keni shpallur “non-grata”…, apo jo”, shkruan portali i familjes Berisha./TemA