Triumfi historik ndaj Serbisë bën me krah shqiponjat kuqezi, një arritje e jashtëzakonshme që do të kujtohet ndër vite. Perla e Rey Manaj dërgoi në delir të gjithë tifozët shqiptar kudo në botë, u festa gjatë nga vetë protagonistët, por mbi të gjitha u festua pafund nga tifozët, për ta djemtë e Sylvinho-s e arritën objektivin kryesor, e fituan Botërorin e tyre. Pas festës, është koha për të bërë llogari pasi fitorja në Leskovac na dhuroi vendin e dytë, por për të shkuar në “play-off” janë ende në lojë edhe dy takime të tjera.
Me 11 pikë në 6 ndeshje, Shqipëria rrëmbeu me spektakël vendin e dytë, plus 4 pikë në raport me Serbinë, por rivalët e përjetshëm kanë në dispozicion një ndeshje më shumë, të martën luajnë kundër Andorrës, ndërsa Shqipëria është e angazhuar në një test miqësor kundër Jordanisë.
Fitorja ndaj Serbisë, këtë herë nga toka, i jep kuqezinjve një bonus të madh, por një rol shumë përcaktues në fatet e Grupit K ka edhe Anglia. Më 13 nëntor, Shqipëria luan në transfertë kundër Andorrës, ndërsa në të njëjtën datë Serbia përballet me Anglinë në “Wembley”. Pa diskutim tifozët e shumë shqiptar në Londër do të bëjnë tifo për ekipin e Tuchel që të mos falin Serbinë.
Faza kualifikuese mbyllet më 16 nëntor, ku Shqipëria pret Anglinë në “Air Albania” ndërsa Serbia pret Letoninë. Takimet e fundit të fazës kualifikuese nuk do të kishin më asnjë vlerë për fatet e Grupit K, ndërsa gjërat deri në atë pikë shkojnë sipas parashikimeve.