Sondazhet e nxjerrin SPAK një nga institucionet me besueshmërinë më të lartë. Një nga votuesit e SPAK mes 140 vota është dhe Sali Ram Berisha. Mirëpo Saliu harron se ka votuar, ndaj premtoi se do të shkrijë SPAK nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 Majit.
Natyrisht që ai e di që nuk vjen në pushtet as me 11 Maj 2025 e as në 11 Maj 2035, por është për të vënë duarët në kokë nga idiotësitë humoristike që broçkullit nëpër të ashtëquajtura koferenca shtypi.
Ai si injorant i vetëdijshëm apo analfabet funksional ne fushën e drejtësisë pretendon se me Komisionin e Venecias do i kthejë drejtësisë shqiptare pavarësinë dhe do e çmontoj SPAK, kur komisioni i Venecias është një instuticion Europiamn këshillues, që nuk ka asnjë kompetencë të ndërhyjë në drejtësin e vendeve të tjera, dhe nuk është gjykatë ndërkombëtare ligjzbatuese. Kjo e tregon shokun Sali keq mendërisht, derisa shikon ëndrra me mullinj ere hipur sipër gomarit të ngordhur.
Sipas Saliut, Prokuroria e Posaçme ka provuar se është një organizatë kriminale që ka fshehur lidhjet e krimit me politikën, ndërsa Dumani është i paguar nga kriminelë të njohur dhe pasuria e tij është e pajustifikuar.
“Ne me Komisionin e Venecias do i kthejmë drejtësisë shqiptare pavarësinë dhe do çmontojmë organizatën kriminale SKAPI i partisë. Ju e patë me dokumenta se çfarë dokumentash skandaloze kishte mercenari i SKAP për apartamentet e tij, thotë Saliu që mashtron gjithëfarë analfabeti që i gëlltit si të vërteta broçkulla e tij, e deri sa ta kuptojnë se Venecia të ha m*tin Saliu ka shkuar te të shumtit o prej zotit o prej drejtësisë. /Ekskluzive.al