Të paktën 24 persona kanë mbetur të vrarë dhe 19 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident me autobus, jashtë kryeqytetit të Ekuadorit Quito, thanë shërbimet emergjente.
Autobusi, i cili kishte targa të huaja, po ecte në autostradën e lagur nga shiut rreth 30 km në lindje të Quito mes të hënës dhe të dielës, kur u përmbys, duke përplasur tre shtëpi në anën e rrugës, thanë zyrtarët.
Të vdekurit përfshinin një numër të papërcaktuar të venezuelianëve dhe kolumbianëve, shtuan ata. Ambasadat u njoftuan për aksidentin.
“Shumica e viktimave ishin kolumbianë”, tha Juan Zapata, sekretar sigurie për kryeqytetin.
Tre ekuadorianë ishin gjithashtu në mesin e të vdekurve, tha Christian Rivera, kreu i komitetit të operacioneve emergjente të Quitos. Tre fëmijë u vranë gjithashtu, thanë zyrtarët.