Si pasojë e përmbytjeve të mëdha të ndodhura në Francë, zyrtarët kanë njoftuar evakuimin e 1600 personave, shumica e të cilëve jetojnë në kampe. Zonat më të prekura nga vërshimet janë, Gard, Ardèche dhe Drôme.
Përmbytjet kanë ardhur pasi jugu i Francës dhe pjesa më e madhe e Evropës janë përballur me temperatura jashtëzakonisht të larta.
Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar përmes një deklarate se gjashtë departamente janë vënë në gjendje të jashtëzakonshme.
Më shumë se 400 zjarrfikës, policia dhe helikopterët janë angazhuar në këtë pjesë.