• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Përmbytjet në Durrës me 1 viktimë, Prokuroria nis hetimet për 3 vepra penale! Shkak edhe kanalet e bllokuara, dyshime për hidrovorin

January 9, 2026
in Aktualitet, Kronike

Në ditën e tretë të Durrësit të përmbytur, me prezencë uji ende në disa lagje periferike të tij, u shënua viktima e parë nga moti i keq. Astrit Hysenaj, 54 vjeç, punëtor i pastrimit në Bashkinë e Durrësit, u gjet i pajetë nga policia këtë të enjten 8 janari në një kanal kullues, në zonën e ish-repartit ushtarak pranë Plepave. Dyshohet se ai është marrë nga rrjedha e ujit e krijuar nga përmbytjet.

Familja e tij e kishte denoncuar të zhdukur prej 6 janarit, ditën e parë të përmbytjeve që përfshirë Durrësin. Sipas kryebashkiakes Emirjana Sako, më 6 janar, herët në mëngjes, në orën 06:00, Hysenaj ishte paraqitur në punë dhe kishte ushtruar detyrën deri ne orën 10:30. Pasi 54-vjeçari nuk u kthye në banesë, familjarët e kërkuan së pari në vendin e punës dhe më tej denoncuan në polici në orën 16:00.

Vdekja e punëtorit shënon pikën më të rëndë të përmbytjeve katastrofike në Durrës që kanë shtyrë Prokurorinë të nisë hetimet kryesisht, për 3 vepra penale’; “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

“Regjistrimi i këtij procedimi penal erdhi pas situatës së krijuar përgjatë dy ditëve ku për shkak të rreshjeve të vazhdueshme u krijuan problematika reale, të dukshme për personat fizikë, për mirëqënien e tyre por edhe dëme të konsiderueshme”, informoi Prokuroria e Durrësit.

Organi i akuzës thotë se gjendja e krijuar 2 ditë më parë nga përmbytjet, pengoi “zhvillimin normal i aktiviteteve arsimore, shtetërore, shëndetësore, ka krijuar bllokimin e rrugëve urbane dhe interurbane, përmbytjen e banesave dhe vendosjen në rrezik real të jetës së qytetarëve, përmbytjen e institucionit penitenciar duke vendosur në gjendje emergjente të gjithë qarkun” dhe se në këto kushte ka të dhëna të mjaftueshme dhe të arsyeshme se jemi përpara një fakti penal.

“Gjithashtu, nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e kësaj situate dyshohet se ka ardhur për pasojë dhe vdekja e shtetasit A.H., i cili rezulton të jetë punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Nga të dhënat paraprake ka dyshime që ai ka humbur jetën për shkak se është marrë nga rrjedhja e ujit e shkaktuar në vend”, njofton Prokuroria e Durrësit.

Prokuroria e Durrësit thekson se do të jetë hetimi ai që do të përcaktojë nëse shkaqet e përmbytjes kanë qenë natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore.

Next Post

Rama dhe Micotaqi drejt SHBA-së! Nënshkrimi i marrëveshjes së madhe negociuar nga Trump një sihariq për dy popujt!

Edi Rama replikon me Blendi Fevziun: Nga “7 ministra në udhëtime sekrete” te 6+1 udhëtimet e vetë gazetarit

Kërkesës për pafajësie të Saimir Tahirit dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela i vjen "radha" për shqyrtim mbasi kanë kryer dënimin! Gjykata e Lartë ndryshon gjyqtarin relator

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved