Reshjet e dendura të shiut vijojnë prej ditësh, duke shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme. Të shumta kanë qenë zonat që janë përmbytur duke shfaqur shumë probleme.
Mësohet se kryeministri Edi Rama është drejt Shkodrës, ku edhe situata mbetet problematike në Obot.
Por bëhet me dije se edhe Luli është nisur mëngjesin e sotëm për në Shkodër. Mësohet se kryedemokrati ka shkuar për të parë më nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe për të sharë qeverinë dhe Edi Ramën.
Basha pritet që të vizitojë zonat e përmbytura në këtë bashki me Voltanën, siç i vizitoi Meta, pranë oxhakut duke pirë verë e duke qarë hallet e popullit, sepse si Meta si Luli vetëm “kastrangulin” kanë në dorë dhe retorikën boshe, qesharake opozitare.