Banorët e kanë zgjedhur gjithnjë liderin e javës në shtëpinë e “Big Brother VIP” me shumicë votash, mirëpo këtë herë produksioni kishte menduar një tjetër mënyrë.
Secili banor duhet të fliste në podium dhe të bënte fushatë për të bindur banorët e tjerë se përse duhet të jepnin votën e tyre.
Më pas ai që do të shpallej fitues do të merrte një avantazh në lojë.
Por, Luizi u eleminua shumë shpejt nga kjo garë.
Teksa mbante fjalimin e tij, ai përmendi nominimet duke thënë se nëse do ta merrte ai avantazhin, do nxirrte në nominim banorët më të fortë.
Mirëpo, kjo bëri që ‘Vëllai i madh’ t’a pezullonte Luizin nga gara.