• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Shqiptarët e mërgimit mblidhen në Atdhe: Zbardhet agjenda e Samitit të Katërt të Diasporës

April 7, 2026
in Aktualitet

Kryeqyteti shqiptar po bëhet gati të mikpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme mbarëkombëtare të vitit. Nga data 13 deri më 15 prill 2026, Tirana do të kthehet në qendrën e shqiptarëve nga e gjithë bota përmes Samitit të Katërt të Diasporës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka publikuar agjendën zyrtare të këtij takimi, i cili vjen me moton frymëzuese: “Përmes Rrënjëve Lartësohemi, Të Bashkuar Forcohemi”. Në një postim në rrjetin social X, Ministri Hoxha e cilësoi këtë ngjarje si “tre ditë energjie, idesh dhe bashkëpunimi”, me një synim të qartë: kthimin e lidhjeve në veprime dhe vizionit në mundësi konkrete për zhvillimin e atdheut.

Aktiviteti do të ofrojë një program të larmishëm me panele tematike, ku pjesëmarrësit do të mund të eksplorojnë fusha të ndryshme interesi si ekonomia, inovacioni, arsimi, shëndetësia, arti dhe ruajtja e identitetit kombëtar. Të interesuarit tashmë mund të plotësojnë formularin online për të rezervuar vendin e tyre në panelet që i frymëzojnë më shumë.

Samiti do të zhvillohet kryesisht në ambientet e Pallatit të Kongreseve, me aktivitete të shtrira edhe në Bankën e Shqipërisë dhe Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP). Më poshtë janë disa nga panelet dhe ngjarjet kryesore të ndara sipas tematikave:

Ekonomia, inovacioni dhe zhvillimi

Diaspora partner në biznes dhe inovacion

Diskutime mbi investimet, startup-et dhe sigurinë kibernetike, me përfaqësues nga AIDA, Korporata e Investimeve (AIC), dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës.

Kryebashkiakë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës do të diskutojnë mbi rolin e diasporës në zhvillimin lokal.

Një panel i posaçëm pranë Bankës së Shqipërisë do të trajtojë rolin e diasporës si partner strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin e vendit në BE.

Edukimi, shkenca dhe shëndetësia

Mësimi digjital dhe gjuha shqipe

Fokus në standardizimin e gjuhës shqipe në diasporë, me pjesëmarrjen e mësuesve, gjuhëtarëve dhe rektorëve nga mbarë hapësira shqiptare.

Diaspora dhe kërkimi shkencor (Programi READ)

Profesorë dhe kërkues shkencorë nga universitetet më të njohura ndërkombëtare do të ndajnë përvojat e tyre.

Mjekë dhe specialistë shqiptarë që punojnë në spitalet elitare të Evropës dhe SHBA-së do të diskutojnë mbi inovacionin dhe inteligjencën artificiale në mjekësi.

Kultura, identiteti dhe bashkëpunimi politik

Bota arbëreshe dhe identiteti kombëtar

Panele të dedikuara për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe në Itali, si dhe rëndësinë e qendrave kulturore jashtë vendit.

Një tryezë e nivelit të lartë politik me pyetjen thelbësore “A po bëjmë çfarë duhet bashkarisht?”, me pjesëmarrjen e figurave kryesore politike nga Shqipëria, Kosova, RMV dhe Mali i Zi.

Një takim unik mes klerikëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare shqiptare në diasporë (SHBA, Zvicër, Gjermani etj.), në një lutje të përbashkët për Shqipërinë.

Shefa të njohur kuzhine dhe sipërmarrës të gastronomisë do të ndajnë historitë e suksesit të restoranteve shqiptare në botë.

Legjenda të sportit si Lorik Cana dhe Altin Lala, së bashku me drejtues federatash, do të flasin për fuqinë e sportit në diplomaci.

Një panel i gërshetuar me performanca artistike nga emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare si Gëzim Myshketa, Anbeta Toromani dhe Marigona Qerkezi.

Aktivitete paralele dhe ekspozita

Përgjatë të gjitha ditëve, ambientet e Pallatit të Kongreseve do të gumëzhijnë nga aktivitete mbështetëse, duke përfshirë:

Takime B2B dhe rrjetëzim për bizneset e diasporës.

Hapësira promovuese “Made in Albania”.

Këndi i Muzeut Besa dhe stenda e traditës popullore.

Ekspozita e posaçme e Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Këndi i Librit “Libri si urë identiteti” me botues dhe shkrimtarë të njohur.

Hapësirë dedikuar Startup-eve shqiptare që synojnë tregun global tek Piramida e Tiranës.

Samiti do të kulmojë në mbrëmjen e së martës me një Mbrëmje Gala në Pallatin e Kongreseve, me pjesëmarrjen e personaliteteve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, duke i dhënë ngjarjes përmasat e një feste të vërtetë kombëtare. /RTSh

Next Post

Brenda muajit nis aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, zhvillohen testet e fundit! Pagesa nga 100 deri në 5000 lekë

Presidenti Trump: SHBA plan për të shkatërruar të gjitha urat dhe termocentralet e Iranit brenda katër orësh

Pamje që s’i ka parë syri i njeriut! "Artemis II" përfundon fluturimin pranë Hënës në largësi rekord nga Toka: Nis rrugëtimi i kthimit për 4 astronautët

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved