Nga Namir Lapardhaja
Një nga këta akademikët e shquar, dikur me PD-në e pastaj me LSI-në, qenka shprehur në një takim me Doktorin se “mënyra se si po vidhet sot është shumë trashanike dhe shumë e shëmtuar… dhe duket sikur pushteti e ka hequr fare maskën”.
Ky zotëria akademik ka drejtuar për një kohë të gjatë një institucion të rëndësishëm qendror të trashëgimisë kulturore, ku ka bërë dëme kolosale në dhënien e lejeve të ndërtimit në zonat e mbrojtura, dhe, siç më thoshte dikur një i njohuri im, nuk mjaftohej me pazarin dhe llogaritë e përqindjes me mend dhe me fjalë.
Në fund të bisedës të nxirrte edhe makinën llogaritëse nga poshtë sirtarit për të vërtetuar që e gjithë shuma ishte dhënë në rregull sipas pazarit dhe sigurohej të mos bëhej ndonjë gabim, që asnjë palë të mos ngelej e pakënaqur.
Ndaj populli duhet të protestojë: që të mos vidhet në mënyrë trashanike dhe të shëmtuar, por në fund të bëhet, për estetikë kulturore, edhe një përllogaritje me makinë llogaritëse.