Policia e Korçës ka arretuar dy persoana të cilët dyshon për plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në këtë qytet.
Daniel Morava 43-vjeç dhe Gazmend Agolli, 49 vjeç, të dy banues në qytetin e Korçës, të cilët plagosën shtetasin Erion H., 37 vjeç, janë personat e rënë në pranga.
Ngjarja u regjistrua dje në rrugën “Floresha Myteveli”, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa shtetasit Daniel Morava iu gjet edhe arma e përdorur, në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë policia ka vënë nën arrest edhe shtetasin e plagosur, i cili momentalisht po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës, pasi ky i fundit ka fshehur krimin.