Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për përplasjet mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Hoxha ka nxjerrë një foto të kryeministrit Rama me Dukën. Hoxha shkruan me ironi se Rama do “hyjë në fushë dhe do të marrë situatën në dorë”.
“Ne pritje, qe sulmuesi me numer 11, te hyje ne fushe dhe te marre situaten ne dore, per te vendosur i kujt eshte topi dhe kush do ta gjuaje penalltine…
Mos u çudisni nese dy sulltanet dhe njekohesisht dy njerezit, qe kane qendruar me gjate ne pushtet ne Shqiperi, do ta gjejne gjuhen e perbashket.
E kane bere kete gje edhe me pare…”, shkruan Artan Hoxha.