Nga Bledi Mane
Vangjel Dule me paraardhësit e tij erdhi qyl në Shqipëri nga Greqia gjatë luftës së parë botërore e u respektua nga vendasit. U bë me identitet, prona, katandi, parti e përfaqësi në parlament. Megjithëse trupin në Tiranë dhe kokën në Athinë ende nuk shpreh lumturi dhe kënaqësi në qenien e tij.
Edhe Shpëtim Idrizi me paraardhësit e tij erdhi qyl në Shqipëri nga Greqia gjatë luftës së dytë botërore e u respektua nga vendasit. U bë me identitet, prona, katandi, parti e përfaqësi në parlament. Megjithëse trupin në Tiranë dhe kokën në Paramithi ende nuk shpreh lumturi dhe kënaqësi në qenien e tij.
Të dy patën fat fillestar raskapitës por kanë vite e dekada që “zihen dhe grinden” me njëri-tjetrin pa më të voglin shkak duke i shkaktuar kosto jo vetëm financiare vendit që i pranoi e u ofroi strehë.
Pasi lodhen së grinduri si kallogretë e koreve helene të dy e të kapluar prej shterpësisë, ofshamat e mallkimet ia lëshojnë Shqipërisë.
Shqipëria ua shëroi plagët, ua hapi derën, u dha ujë, arsim, liri, prona, identitet por që të dy si të mbrapshtë që janë shkojnë qurraviten një herë në katër vjet sa te zyrat e PS-së e sa te oborri i Shqup-it.
Vetëm e vetëm për të siguruar një vend në parlament edhe me djallin bëjnë aleancë, mjafton që në sytë e botës të quraviten e ta degjenerojnë Shqipërinë e të përfitojnë prej saj edhe kur është e lodhur apo e sëmurë.
Kanë hyrë e kanë dalë nga ai parlament dhjetra herë e nuk mbahen mend sikur për një projektligj apo projektrezolutë të dobishme.
Bëjnë sikur luftojnë njëri-tjetrin paradite por hallin nuk e kanë me veten, e kanë me poshtërimin që i bëjnë atdheut tonë duke e kthyer nxirrjen dhe poshtërimin në biznes privat…
Si gjithmonë Shqipëria e shkretë fisnike deri në dhimbje i duron, i toleron, i afron, i përqafon se përndryshe nëse historia do zhbëhej Vangjel Dule nyk do kishte shans të vegjetonte rrugëve të Tiranës por do ishte një kamarier në Mikonos, ndërsa Shpëtim Idrizi do mblidhte ullinj në Parga.
Më duhet ti jap paksa të drejtë fqinjit juhor, fundja Greqia do ketë pasur të drejtë pse e zboi edhe Vangjelin, edhe Shpëtimin gati një shekull më parë!