Spartak Ngjela ka rrëfyer se Enver Hoxha i kishte kërkuar që ta takonte, por ai nuk ka pranuar që të shkojë.
Kjo është një përrallë dhe Taku natyrisht që ka kohë dhe vend ku t’i tregojë sepse tregon gjëndjen e tij nga mosha por edhe të mediave me Fevziun me shokë.
Imagjinoni që diktatori do thirriste në takim Spartakun, kur edhe bashkëpunëtorët e tij më të rëndësishëm e kishin ëndërr.
Imagjinoni që në kohën e Hoxhës një ordiner si Taku nuk do pranonte ta takonte Enver Hoxhën.
Imagjinoni Enver Hoxhën me kobure në dorë duke e pritur për ta vrarë Takun e Kiço Ngjelës.
Imagjinoni që dy ekspertë të lartë, i paskan thënë të mos shkonte, se nëse do të shkonte, diktatori do ta vriste.
Ja përralla e Takut:
“Një dorë më ka mbrojtur. Nuk ma ha mendja se Zoti është infermier ose avokat…. sipas meje është ngarkesë universale, nuk mund të merret me individin. Ai ishte një regjim diabolik, me intriga, sigurim… mua më ndiqnin tre herë në ditë. Ku ishte kënaqësia ime? Nuk ishte problemi se isha trim, por kisha mbrojtje nga familja.
Këta kalecët vinin pas meje dhe unë tallesha me ta. Familja ime e konsideronte si zhvillim timin individual. ‘Je i lirë, por përgjegjësinë e mban vetë’. Kështu jam akoma. Nëse arrin dhe krijon filozofinë tënde të brendshme, nuk e shkel më.
Enver Hoxha më kërkoi dhe jam penduar që nuk i vajta. Blloku ishte dhe në plazhin e Durrësit, dhe anash shpive ishte një rrugë e ngushtë që kalonte afër banesës së Hoxhës. Unë po kaloja andej, ai ishte në ballkon. U ngrit dhe ma bënte me dorë.. Jam penduar që nuk kam shkuar.
Dy ekspertë që kam pyetur, ‘jo’ më thanë, ‘do të të vriste’. Mund të ishte dhe ajo që thonë ata, por nuk mendoj.
Çfarë do i thoja Hoxhës po ta takoja? E kam imagjinuar një orë pasi ika në shtëpi… Do t’i thoja që ky regjim është kështu, kështu. Do ia thoja të gjitha. Prandaj nuk shkova. Inkoshienti mua më tha mos shko, në funksion të jetës”, tha Ngjela.
“Mehmet Shehu më shpëtoi jetën kur më nxorri jashtë”, Ngjela: U talla me komunizmin, ja pse u përplasa me babain
Spartak Ngjela ka treguar një moment kur kryeministri i asaj kohe Mehmet Shehu e kishte nxjerrë jashtë nga një mbledhje, sipas tij në tenativë për ta mbrojtur.
Avokati tha se në një moment kur ishte shprehur haptas kundër regjimit, Mehmet Shehu e kishte nxjerrë nga salla ku ndodhej, duke e konsideruar si të dehur me qëllim për ta mbrojtur.
Avokati tha se në një moment kur ishte shprehur haptas kundër regjimit, Mehmet Shehu e kishte nxjerrë nga salla ku ndodhej, duke e konsideruar si të dehur me qëllim për ta mbrojtur.
“Që të shpëtoje atëherë duhej që tragjedinë ta ktheje në komedi. Dhe ne talleshim me realitetin, duke u përpjekur që situatën ta kthenim në komike. Më nxorri jashtë kryeministri, më mbrojti. I fola kundër regjimit. Ai tha merreni se është dehur. Më mbrojti. Unë u habita. Unë fola kundër regjimit, në mënyrat e mia. Ai tha kështu flet Spartaku por në fund stafetën tonë do marrë. Kurrë i thashë unë. Merreni tha se është dehur. Më mbrojti. Spartak ki parasysh tha nuk ngatërrohet vera me rakinë”- tha Ngjela.
Sa i takon marrëdhënies me të atin, Kiço Ngjela i cili asokohe kishte postin e ministrit të Tregtisë, avokati tha se babai i tij nuk ndërhynte kurrë në bindjet ideologjike që kishte pavarësisht se vetë ai ishte i majtë.
“Marrëdhënia ime politike ishte e ngrirë, nuk e ngacmonim njëri tjetrin. Flisja unë hapur, ai nuk fliste se incizoheshe. Kur isha unë, ai nuk mbante ndonjë qëndrim politik të majtë. Këto që duken kështu tani, ishin jetë atje midis nesh. Mua më jepnin ngarkesë emocionale pozitive. Nuk ngatërrohet marrëdhënia politike me dashurinë e babait. Ai ishte personi që më dha mundësinë që unë të isha liberal në politikë. Asnjë luftë kundër meje, ai ishte një nga ministrat më të fuqishëm dhe unë isha kundërshtar i tyre”- rrëfeu avokati ndër të tjera.