Në reagimet e fundit të kryeministrit Rama ndaj Gazmend Bardhit – , bie në sy që Rama i tha Bardhit “nuk je burrë, por cingije”.
Edhe vëllai i kryeministrit më herët tha për Bardhin që ai është “i paburrë”.
Por nuk është vetëm familja kryeministrore që ka përdorur krahasime të ngjashme për deputetin e Berishës.
– Publicitet –
Më herët ka qenë edhe Evi Kokalari një ish-besnike e Berishës e cila pas një grindje me Bardhin i shkroi atij:
“Nuk ta prezantoj shokun tim se është i bukur. A e hape atë shoqatën për homoseksualët”?
Para Kokalarit ka patur edhe raste të tjera.
Deputeti Kujtim Gjuzi që në vitin 2019 ka hedhur dyshime se numri dy i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka prirje homoseksuale.
“Sekretari i përgjithshëm i PD-së është i LGBTI-së, i bie me i shpërbë të gjitha, familjen dhe gjithçka tjetër me i shkatarru“, tha Gjuzi në një dalje televizive.
Ngjashëm me Buzin edhe deputeti Myslym Murrizi tha në një deklarim për portalin Pamfleti se Gaz Bardhi është kryetar i fshehur i LGBT në Shqipëri.