Presidenti rus Vladimir Putin është shfaqur sot pas shumë kohësh në publik dhe ka folur me dhjetëra mijëra rusë të cilët janë dyndur brenda stadiumit Luzhiniki, në një aktivitet që feston tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë.
Me një xhup treçereksh, pa kostumin zyrtar dhe qëndrimin në tryezën simbolike të Kremlinit, Putin ka folur para rusëve duke ‘mohuar’ pushtimin e Ukrainës.
Stadiumi është i mbushur me flamuj rusë dhe shkronjën “Z”, e cila ka ardhur për të simbolizuar pushtimin. Putin përshëndet “operacionin special” të Rusisë në Ukrainë, duke pretenduar se objektivi i tij është të shpëtojë vendasit “nga vuajtja nga gjenocidi”.
Për brohoritje, ai i thotë turmës: “Rusia përpara!”
Here's video of Putin suddenly vanishing mid-sentence. Where is he?! pic.twitter.com/c6VqE6GG3s
— max seddon (@maxseddon) March 18, 2022