Pak kohë më parë dy ngjarje të rënda tronditën kryeqytetin; njëra te ‘’Don Bosko’’ dhe tjetra pran[ Fakultetit të Mjekësisë, ku ish-të dashurit vranë partnerët e tyre. Por pas kësaj Policia e Shtetit vendosi të marr në mbrojtje personat të cilët në përfundim të një lidhjeje intime dhunohen apo kërcënohen nga ish-të dashurit.
Kjo gjë është diskutuar edhe nga deputetët e PS-së në Komisionin e Ligjeve të cilët janë shprehur pro, por kanë hasur vështirësi në gjetjen e termit.
“Ti japim një definicion. Sepse një polic në Kurbin thotë për mua ‘lidhje intime’ është edhe po t’i shkelësh syrin në rrugë dikujt edhe kaq, ndërsa një tjetër do të kërkojë konsumin e intimitetit. Prandaj si term është shumë evaziv dhe në praktikë do na sjellë probleme”, është shprehur deputeti i PS-së, Aklet Hyseni, raporton ‘Panorama’.
“Propozimi ishte për t’u quajtur ‘lidhje afektive’ pasi nuk ka përcaktime as në Kodin e Familjes. Konvenat i mbron, por në shqip nuk ia gjejmë dot fjalën”, është shprehur deputetja Vasilika Hysi.