Kërkesa e Rudina Hajdarit ka bërë ditën e sotme ka hapur mjaft debat në rrjetet sociale ku kërkoi që ambasadori i Holandës të jepte sqarime në lidhje me kërkesën që Parlamenti i Hoalndës bëri kundrejt KE-së për rikthimin e vizave për shqiptarët.
Në një status në profilin e saj në Facebook, Hajdari parashtroi të njëjtën kërkesë. Këtij statusi iu përgjigj anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku.Ky i fundit i sugjeroi Hajdarit të lexonte Konventën e Vjenës, pasi nuk ka të drejtë të thërrasë në interpelancë ambasadorin e një vendi të huaj.
Por nuk ka qenë Çollaku, i vetmi që ka reaguar ashpër ndaj kësaj kërkese, pasi djekësit në rrjetet sociale të Rudina Hajdarit e kanë kryqëzuar deputeten në komente.
Ata theksojnë se Rudina Hajdari ishte në Holandë dhe u kthyer mjaft e lumtur nga atje, kështu që nuk ka se për çfarë të ankohet.Shumë komentues kanë shpërthyer në ofendime.
“Futi nja 2-3 gota ti e pastaj fol,”– shkruan një prej tyre.