Një 52- vjeçare shqiptare ne Itali është vrarë nga bashkëshorti i saj 57- vjeçar pasditen e kësaj të dielë në Piaçenca të Italisë. Ngjarja e rendë ka ndodhur në banesën e çiftit, ndërsa aty i pranishëm ka qenë edhe djali 17- vjeçar i familjes, i cili njoftoi edhe policinë.
Mësohet se kryefamiljari e ka qëlluar me thikë në fyt gruan e tij pas një debati verbal. Autori është vetëdorëzuar në polici, ku po jep dëshminë për krimin. Ende nuk dihen identitetet e pjesëtarëve të familjes shqiptare.