Festë e madhe në familjen “Berisha”. Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha festuan sot në një ceremoni private fejesën e tyre mjaft të diskutuar në media.
Çifti ka emocionuar të gjithë shqiptarët me dashurinë e madhe që kanë treguar për njëri-tjetrin.
Ata kanë mbledhur familjet dhe miqtë e tyre më të ngushtë në një ceremoni luksoze ku bie në sy dekori me thika dhe pirunj të ngjyer në ar.
Më herët çifti ka festuar edhe në Komo të Italisë, kur Shkëlzeni i propozoi martesë Arminës.
Ceremonia u mbajt një ditë para ditëlindjes së ish-kryeministrit Berisha i cili duket mjaft entuziast për patneren e re të djalit të tij. (TemA)