Nga Akil Ylli
Mjaftoj qe nje shpifes profesionist, me ndihmen e “Matufit Dixhital” te hedhe ” gurin” ne “kanilen” e Shquqit, dhe sa te hapesh e mbyllesh syte, “pitbullet” e instruktuar, shqyen portat dhe u versulen me tere egersine, bashke me kopen langaraqe te “kalinave”, te perlajne me gjithe kocka “viktimen” e radhes.
“Instruktoret e Poshtersise”, ngaqe i druhen Shejtanit,(me falni, gabim shtypit, ate e kane Kryeispektor) bemeva te tyre, ju ka hyre “lepuri” ne bark dhe e kane ndjere te domosdoshme, qe ne “kanilen” e oborrit, te mbajne dhe stervisin “pitbulle” mediatik, me karakteristika krejt te veçanta: Te shqyejne “viktima”! I kane instruktuar aq mire, sa nuk kane nevoje, as ti zgjidhin. Ata, sapo e ndejne eren, e dine permendesh detyren. Te mrekullojne me aftesite e tyre. Perqark marrin dhe “kalinat”, se helbete dhe ata duhet te “lepijne” ndonje “kock”, dhe transformohen ne gjithçka: Inkuzitore, mashtrues, hetues te Sigurimit. Me te lujte mendja krese vallahi! “Qene” qe arrine te kryeje dhe keto veprime, s’asht pa, as a ndigju kund, ne kete dynja! Kam pershtypjen, se hetuesit e Sigurimit, duke pare keta, me siguri duhet te ndjehen modeli i njerzillekut. Te pakten, edhe kur kane bere me keq, i kane bere neper biruca e jo kushtu haptas.
Ndoshta, ndonjeri mund te thote, qe nuk kane “piken” fajit. Dhe mund te nise te me spjegoje, qe ne menyren si trajtohen e trajnohen ata “pitbull”, s’asht çudi me te pa edhe ty ne rradhe, me kurukulum ne dore. Atyre ju mjafton me hap gojen dhe ne çast e kane gjithçka pronto. Jane “qej”, Allahi na rujt! A ke ndi kund ti, “qej” qe duan prona!? (ça s’ndin niri) Per per me ja plotsu “tekat”, mobilizohen i madh e i vogel ne ate “Kanile”. Sipas rastit, shpejt e shpejt gjejne nje drejtor hipoteke, i cili me nje “abrakadabra”, ju jep prona ne bregdet, me çmimin e shkrepave te Malit te Thate. A ke ndi “qej” qe “vdesin” per leka! Qe ku i ke! Ja u servirin, si t’ju a kete “zogu” qefit! Ndaç kesh me valixhe, ndaç ne llogari bankare, ne shoqerite ofshre…
Boll, boll! Per nder si po mi rreshton ti argumentat, mi ke fyte te dyja kamt, ne nje kpuc! Nuk me mbetet gja tjeter, veç me çu dy durt nalt dhe me u dorzu. S’kena ka me ja mbajt! Na duhet ti durojme, deri ate dite, kur te “zhduket” dhe “instruktori” i fundit i kesaj gjenerate. Bile kam pershtypjen, se aq me afer e ndjejne numrimin “mbrapsht te sahatit”, aq me me shpesh do i ndersejn “pitbullat”
Ky skenar horror mediatik, nuk eshte i ndertuar me skenat e zakonshme te pergjakuna dhe mungojne thikat, sharrat e spatat. Ne vend te tyre, kane huazuar lehjet shurdhuse te “qenve”, qe te “zhurmojne” gjithkund e gjithkend. S’mundesh te blesh dot nje gazet, sepse acaroheshm dhe te vjen ta besh cop, cop. Z’guzon me hap televizorin, sepse te zihet buka ne fyt. E keshtu me rradhe, me blogje, site, komentues dhe gjithçka tjeter, qe eshte ne rezonance me “Qenerin”.
Dhe gjithçka e kane organizuar, me qellim e vetem, qe te fitojne ndonje “grosh”, per te mbushur “thesin” votave. Mirepo ai “thes”, asht i birurum nga te kater anet, ma zi se brekt e Gollumit. Si ashte katandise ai “thes”, aty mrenda ngecin, vetem “hujt” e gardhit, ngulun permrenda dhe pergjate perimitrit te “Oborrit”.
A po me difton, çfare pi.. asht?